Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Go to TOP