Aksident në Istog, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Istog, saktësisht në fshatin Zallq.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog”, tha Gashi
