Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë këmbësori
Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar lajmin për RTKlive, teksa redaksia jonë ka arritur të ketë fotografi nga vendi i ngjarjes.
“Para pak çaste në udhëkryq në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e përfunduar ekzaminimin e plotë të tij. Pas përfundimit të ekzaminimit, do të vazhdohet me veprime të mëtejshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/
