Aksident në fshatin Qerim të Gjakovës, katër persona të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës, ku janë lënduar katër persona.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në përball-kalim në orën 08:00, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se personat e lënduar kanë marr tretman mjekësor, ndërsa Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me rastin.


Go to TOP