Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan, viktima një 33- vjeçar

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi, për të shpëtuar foshnjen e saj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Bimbashi u shpreh se koha për të ndërhyrë ishte vetëm 7 minuta, pasi aq është koha që një foshnja të mund të dilte i gjallë, pas vdekjes së 30-vjeçares.

Megjithatë, Bimbashi nënvizoi se teorikisht, foshnja mund të shpëtohej.

“Në raste të tilla, që shpresojmë të jenë të rralla dhe të jetë i fundit natyrisht, mendoj që ndërhyrja e mjekëve nga ana praktike do ishte e pamundur. Duhet të kemi parasysh që kjo histori është 7 minuta.

Një aksident i rëndë ku për pasojë ka humbur jetën një person është rregjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Bëhet e ditur se ngjarja është shënuar në afërsi të Ibës. Mjeti me targa maqedonase drejtohej nga shtetasi Berat Beciri.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që mbeti i vdekur në aksidentin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan duke kaluar rrugën në këmbë.

Viktima është identifikuar si Mevlan Shehu i moshës 33 vjeç. Ky i fundit u përplas për vdekje nga një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Berat Beçiri i cili është shoqëruar nga policia për t’u nënshtruar procedurave.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, njofton policia.

Policia është duke vazhduar të punojë në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Go to TOP