Aida Dërguti nuk humb asnjë rast për të ironizuar me Kurtin: Lajm i mirë rritja e pagës së kryeministrit

Ish-zyrtarja dhe deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka ironizuar sërish me kryeministrin Kurti pas raportimeve se në kuadër të Ligjit të ri për paga parashihet rritje e pagës edhe për shefin e qeverisë nga 1500 euro në 2280

Dërguti e ka quajtur ‘lajm të mirë’ rritjen e pagës për kryeministrin Kurti.

“Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare. Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €. Hurime popull hurime”, ka shkruar ajo.

Aida Dërguti në vazhdimësi ironizon me deklaratat e ish-kryetarit të saj Albin Kurti dhe premtimet e tij sa ishte opozitar.

Go to TOP