“Ahmet Hoxha MK” kampion në ligën e të rinjve U15
Në palestrën e ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, u zhvilluan ndeshjet e play-offit për ligën e të rinjve U15 për meshkuj. Në gjysmëfinale, “Ahmet Hoxha MK” u përball me Gani Malokun, ndërsa KVPP Prizreni u takua me Prishtinën.
“Ahmet Hoxha MK” tregoi superioritet dhe fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Gani Malokut, duke siguruar vendin në finale. Nga ana tjetër, KVPP Prizreni, i cili kishte mbyllur pjesën e rregullt në vendin e parë të grupit B, mundi Prishtinën me 3:1.
Në ndeshjen finale, “Ahmet Hoxha MK” vazhdoi me formën e tij të shkëlqyer, duke triumfuar 3:1 ndaj KVPP Prizrenit dhe fituar titullin e kampionit. Lojtari kyç i finales ishte Amant Sejdiu, i cili shënoi dy fitore individuale. Prizrenasit, megjithëse dhanë maksimumin, nuk arritën të përmbysnin rezultatin dhe përfunduan në vendin e dytë.
Fituesit u shpërblyen me Kupë dhe medalje nga Kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku, ndërsa vendi i dytë mori medalje. /Kosova.info/