AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent.

FFK-ja e ka ftuar Kuvendin e Jashtëzakonshëm për 27 janar, pra për të premtën. 

Sipas AGK-së, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve. 

“AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent. Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje. AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve”, ka shkruar AGK.

Go to TOP