AGK: Gazetarët punojnë në kushte të mjerueshme të punës

Shqetësuese për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës mbeten edhe kushtet në të cilat punojnë gazetarë dhe shkelja e të drejtave të tyre në vendin e punës.

Ndonëse puna e tyre është me rrezik të madh, gazetarët nuk kanë as sigurim shëndetësor e as pajisje të nevojshme për të raportuar nga zonat e rrezikut.

Megjithatë, AGK-ja e sheh me shqetësim vetcenzurën e gazetarëve të cilët nuk i raportojnë këto raste.

Pikërisht për shkak të rrezikut të lartë dhe kushteve minimale të punës, AGK-ja bën thirrje për vlerësim të misionit të gazetarëve. 

Go to TOP