Agjira Spanca ndan lajmin e trishtë, moderatorja humb njeriun e shtrenjtë

Moderatorja Agjira Spanca ka dhënë sot një lajm të trishtë.

Ajo ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, gjyshin e saj. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Agjira publioi foton e tij dhe krahas saj shkruan e pikëlluar:

“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur”.

Image

Kujtojmë që disa kohë më parë Argjira ka folur gjatë një interviste dhe për humbjen e babait të saj.

Teksa tregonte marrëdhënien e saj me të atin, prezantuesja shpërtheu në lot.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja më herët, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij. Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”,– rrëfëu asokohe Agjira.

Go to TOP