Agjenti Mendes e ofron Asension te Liverpooli

Agjenti Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Liverpoolit shërbimet e sulmuesit anësor të Real Madridit, Marco Asensio.

Asensio thuhet se është i hapur për një lëvizje këtë verë, pasi ai po kërkon më shumë kohë të lojës përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

Reprezentuesi spanjoll është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është i përgatitur ta shohë atë të shitur këtë muaj.

Kështu, drejtuesit dhe agjenti i spanjollit, Jorge Mendes, janë duke punuar për t’i gjetur një klub të ri Asensios.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Asensio i është ofruar Liverpoolit nga Mendes.

Dhe me Diogo Jota dhe Roberto Firmino jashtë të lënduar, së bashku me Darëin Nunez duke u përgatitur për të vuajtur dënimin me tre ndeshje, Reds mund të tundohen nga një marrëveshje. 

Go to TOP