Afati kalimtar veror për futbollistët nga 2 korriku deri më 1 shtator

Afati kalimtar veror për futbollistët do të zhvillohet nga 2 korriku deri më 1 shtator, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Ky afat përfshin të gjitha regjistrimet e lojtarëve profesionistë, amatorë, ligat e femrave dhe grupmoshat.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator, duke përfshirë të gjitha regjistrimet e lojtarëve profesionistë, amatorë, ligat e femrave dhe grupmoshat. Regjistrimet e lojtarëve amatorë do të miratohen vetëm nga Lidhjet Rajonale përkatëse. Për çdo paqartësi lidhur me regjistrimet, ju lutemi të kontaktoni administratorin/en në Lidhjen tuaj rajonale për ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme,” ka shkruar FFK në njoftimin e saj.

Gjithashtu, FFK ka bërë të ditur se faturat për regjistrimet duhet të merren në zyrën e Lidhjeve Rajonale të Futbollit, ndërsa për transferet ndërkombëtare të lojtarëve, procesi duhet të kryhet përmes sistemit TMS. /Kosova.info/

Go to TOP