Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se administrata e komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës së shërbimeve të gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha se po “kujdesemi që bashkatdhetarët t’i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele”.

Më tutje ajo tregoi se administrata në Gjilan ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, ka theksuar Sopi Haziri.

Drejtoresha theksoi se i mirëpresin bashkatdhetarët me stafin e administratës së përgjithshme në Gjilan. “Mirë se vini në atdhe!”, tha ajo.

Go to TOP