Ademi: Lamtumirë miku im!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me një letër emocionuese përkujton mikun e tij Nexhat Shoshin i cili ndërroi jetë ditë më parë .

Ai ia japi lamtumirën mikut të tij, përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, atdhetarit të madh, Nexhat Shoshi!

Ai e cilësoi si një ditë të rëndë pikëllimi për familjen dhe të gjithë dashamirët e tij vdekjen e tij, por njëherësh edhe ditë krenarie, për shkak të veprës dhe kontributit të tij për atdheun, e veçmas për futbollin.

Kujtoi Nexhatin, së bashku me familjen e tij, që i dhanë shumë futbollit të Kosovës, si në periudhën para pranimit në UEFA e FIFA, ashtu edhe pas pranimit. Si përfaqësues i FFK-së në Gjermani, ai tha që vazhdimisht ishte në mbështetje të punës së tij dhe të FFK-së. Sa herë takoheshin ishte kënaqësi të bisedoja me të për futbollin dhe për të ardhmen e vendit tonë, pasi ishte një atdhetar i madh dhe vizionar.

Nexhati me vëllezërit dhe miqtë e tij ishin urë lidhëse e FFK-së me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, atëherë kur nuk ishte e lehtë të vendoseshin kontakte zyrtare me federatat tjera, vazhdon tutje ai.

Ikja e tij nga kjo botë është një humbje shumë e madhe për familjen, por edhe për futbollin e Kosovës, ngase humbën njërën prej shtyllave më të forta në Diasporë ku puna e tij do të mbesin gjithmonë shembull se si duhet punuar dhe dashur atdheu, pa marrë parasysh se ku jeton dhe vepron shkruan ai.

Ademi me këto fjalë mbylli shkrimin e tij : I përjetshëm kujtimi për TY miku im.Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së !

Go to TOP