Abelard Tahiri për Trustin: Pushtetari Kurti s’ka konsideratë për gjendjen e rënduar sociale të popullit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi sot në Kuvend nuk ka arritur të kalojë ligji që do t’i mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti.
Tahiri është shprehur se partia në pushtet e ktheu mbrapshtë këtë iniciativë për të dytën herë, ndërsa shtoi se Kurti nuk ka konsideratë për gjendjen e rënduar sociale të poppulit.
“Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se projektligjin për trustin e kanë votuar vetëm 42 deputetë dhe 55 ishin kundër.
