Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim znj. Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropën Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës së Kosovës.

Po ashtu Abdixhiku i kërkoi Hyland që kjo mbështetje të vazhdoj, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Përndryshe ai i shprehu dhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draft-statutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. ShBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, tha Abdixhiku.

Go to TOP