Abdixhiku mbështet unitetin nacional -koha për ta fituar luftën diplomatike

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten e Kosovës e cila mbajti një takim me forcat opozitare tha se është  informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore  – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm.

Me këtë rast Abdixhiku shprehu mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. “Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional  në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve” tha ai. .

Ai tha se djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren.

“Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë.

Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, tha Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP