Abdixhiku: Kosovën e vërtetë e gjejmë mes njerëzve të Kosovës, mes popullit tonë

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir
Abdixhiku, gjatë tubimit hapës ka folur për ëndrrat të cilat i kanë të
rinjtë në Kosovë.


Sipas tij, këto ëndrra ata duan t’i realizojnë në Kosovë, jo larg, jo diku tjetër.


“E kam parë në sytë e një vajze të vogël që më thotë se dëshiron të
bëhet shkencëtare këtu, në vendin e saj, jo larg, jo diku tjetër, por
këtu në Kosovë, në vendin më të bukur në botë”.


“E kam parë dhe djalin e ri që stërvitet çdo ditë, në borë e në shi,
me një ëndërr të madhe para vetës që një ditë në hapat e Edonit, e
Vedatit ta përfaqësojë Kosovën tonë në arenat më të mëdha të botës me
flamurin e Republikës në gjoks, me atë flamur që për të nuk është objekt
lara lara, por është e i identitetit të tij, është sakrificë e
prindërve të tij, është nder për të ardhmen e tij”, ka thënë Abdixhiku.

Go to TOP