Abazoviq në prag të Ramazanit: Ky muaj na afroftë me të dashurit dhe me vlerat e bashkimit

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramaznit, duke uruar që ky muaj të afrojë njerëzit me të dashurit e tyre dhe me vlerat e bashkimit, bujarisë dhe mirësisë.

“Uroj të gjithë ata që festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit ta kalojnë kohën e agjërimit në paqe, mirëqenie, reflektim dhe solidaritet. Ky muaj na afroftë me të dashurit tanë dhe me vlerat e bashkimit, bujarisë dhe mirësisë. Gëzuar Ramazanin”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Go to TOP