Abazoviq në Davos takon kryediplomatin ukrainas, dakordohen për hapat e ardhshëm

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me të cilin tha se foli për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin bashkë për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për popullin e Ukrainës që po luftojnë për parimet dhe vlerat universale të njerëzimit. Me kreun e diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba ne ramë dakord për marrjen e hapave të ardhshëm së bashku. Uniteti dhe solidariteti i Europës ka një rëndësi të madhe në këtë kohë!”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Abazoviq në Davos u takua edhe me liderët e rajonit, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin u takua për herë të parë pas marrjes së postit të kryeministrit.

Go to TOP