Abazi: Qeveria nuk ka mundësi të rishikojë në detaje 33 marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë nga qeveritë e kaluara

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se dështimi i vendosjes së stickerave në vitin 2016 ishte për shkak të problemeve me tenderë.

Abazi në “Debat Plus” thotë se e gjitha puna që ishte bërë kishte dështuar për shkak të mos seriozitetit të Kosovës për të mos mundur të vendos ngjitës.

“E turpshme ishte që në vitin 2016 Kosova nuk ishte e aftë ta zbatojë marrëveshjen për vendosjen e stickersave”, tha ai.

Abazi thotë se Qeveria nuk mundet të rishqyrtojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë.

“Ne nuk kemi mundësi të rishikojmë në detaje rresht për rresht 33 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani”, deklaroi Abazi.

Deputeti i LVV-së thotë se e mira e marrëveshjes në Bruksel është se reciprociteti nuk është prekur.

Go to TOP