Abazi me aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës

Ish-deputeti i VV-së, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht hap ‘të pame’, për siç thotë vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Do duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në vend se të bëhej kjo gjë përbrenda parlamentit ashtu si është bërë zakon që të margjinalizohet e ngulfatet debati demokratik, ai ka nisur një proces të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme duke manipuluar me PDK. Edhe sot në mëngjes ai po e dërgon statusin e asociacion të  “Zajednicës” ne Gjykatën kushtetuese.

Deputeti Abazi u pyet edhe për zgjedhjet e koalicionet e mundshme. “Unë nuk do të jem pjesë as me PSD as me PDK-në, unë besoj në demokraci. Unë nuk kam votë për ta shpërbe Kuvendit”, shtoi ai.

Go to TOP