Abazi: Humbja e Macron do të ishte fitorja më e madhe e Putinit, dhe goditja e tij ndaj BE-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se fitoja e Marie Le Pen në zgjedhjet presidenciale të Francës do të ishte fitore e Putinit dhe humbje e BE-së. 

Ai thotë se deklaratat e Le Pen janë shqetësuese.

“Në fakt, nëse do të ndodhte që të humb Macron, ky është rezultati i parë që Putin do ta konsideronte fitoren më të madhe të Rusisë. Sepse e patë që sot Le Pen doli me deklaratë për çmimin e gazit, rënien e standartit të jetesës por asnjë fjalë për humbjen e jetëve të njerëzve në Ukrainë”, tha ai. 

Tutje ai e shpjegon se si do të goditej BE-ja nga një fitore e Le Pen në Francë. 

“Humbja e Macron do të ishte fitorja e Putin, në goditjen më të rëndë që i është dhënë BE-së si një union politik, ekonomik, kulturor në globin tonë. Do të ishte edhe ndikimi i financierëve rus që nëpërmjet manipulimit dhe lajmeve të rrejshme ka arritur që ta bëjë të mundur Brexit-it. Kjo e bën fitoren e Putin që të mos ketë përballë një union demokratik sic është BE”, shtoi ai. 

Go to TOP