AAK kërkesë Kurtit: Të mos ketë kthim prapa, të mos diskutohen problemet teknike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kryesia e subjektit politik që udhëheq ai ka mbajtur mbledhje sot, para takimit që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë me palën serbe në Bruksel.
Siç ka njoftuar Haradinaj në ‘Facebook’ kryesia e AAK-së ka kërkuar nga qeveria e vendit që, në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa.
Sipas tyre, nuk duhet të diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.
“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë.
Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.
