AAK thotë se projektligji për buxhetin 2023 cenon autonominë financiare të komunave

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se paragrafi i nëntë i nenit 6 të Projektligji të propozuar nga Qeveria për buxhet dhe financa, cenon autonominë financiare të komunave, pasi sipas tij, autonomia e komunës cenohet në realizimin e buxhetit, sidomos në të hyra.

“Në këtë përagraf është cenuar diçka që iu jepet komunave edhe me ligj, edhe me kushtetutë. Kjo është goditje financiare që i bëhet komunave”, tha Ramosaj në një konferencë për media.

Ramosaj i bëri thirrje deputetëve, Ministrisë së Financave e Qeverisë, që të bëjën ndryshime në këtë projektligj.

“I bëj thirrje edhe kryetarit të parlamentit, edhe parlamentit të Kosovës, edhe Ministrisë së Financave, edhe Qeverisë e kryeministrit, që të kenë kujdes, të mos cenojnë kompetencat e komunës, sepse do të ishte një precedent i keq administrativ, ligjor, juridik, dhe po ashtu do ishte shumë e kushtueshme për projekte që tashmë komunat janë duke i zhvilluar“, u shpreh ai.

Ramosaj tha se kjo kërkesë bie në vesh të shurdhër, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Go to TOP