Vendimi i gjykatës për vrasësin e Agonis Tefaj, reagon bashkëshortja e viktimës

Vendimi i gjykatës për vrasësin e Agonis Tefaj nuk po i pëlqen aspak bashkëshortës së këtij të fundit.

Përmes një statusi të hedhur në Facebook, Albesa Cacaj tha se kjo nuk është drejtësia që ajo dhe familja e saj kanë pritur nga drejtësia.
“Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme! Kjo veç drejtësi nuk është!” tha ndër tjera ajo.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, Shaban Gogajn, për veprat armëmbajtje pa leje dhe vrasje nga pakujdesia.

Go to TOP