Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas takimit të sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës për për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse dhe shtyrjen e zbatimit të tyre për datën 1 shtator në koordinim me ShBA-në dhe BE-në.
Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikën Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me ShBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se në takim ambasadorin gjerman ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.
Good to meet @VjosaOsmaniPRKS today and discuss current developments incl. decision to postpone implementation of decisions on license plates and entry-exit docs to 1 Sept in coordination with 🇺🇸/🇪🇺. I underlined that decisions are legitimate/fully compliant with BXL agreements. pic.twitter.com/pTceSmc6GU
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 3, 2022
