AKB: BSPK fajtor për ngecjen e dialogut në mes të punëmarrësit, punëdhënësit dhe qeverisë
AKB e vlerëson gjendjen ekonomike dhe sociale të renduar në kohën kur dialogu mes partnerëve Ekonomiko Social duhet rritur për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për bizneset dhe punëtorët, por dhe për t’i dëgjua ngecjen dhe problemet qe i ka qeveria në kërkesa të dala nga partnerët social.
“Këshilli Ekonomiko Social, KES, i udhëhequr nga BSPK është paralizuar dhe po thuajse është shuar nga sindikata. Që nga muaj prill 2022 nuk është thirrur asnjë takim i vetëm për të diskutuar shumë çështje dhe probleme që kanë të bëjnë me pagën minimale, me rritjen e pagës për punëtorët për të gjitha kategorive dhe marrëveshje kolektive”, thekson AKB.
Sipas rregullave të dikurshme KES është thirr ç’do fillim të muajit takim i rregull mes partnerëve Social.
“BSPK në vend të zgjidhjes së këtij problemi për mes dialogut institucional, në KES ka zgjedhur grevën si formë demokratike, por pa i shpenzuar format e dialogut për mes të partnerëve KES”.
Sipas AKB-së, qeveria duhet të reflektojë, por edhe sindikata që mos të humbin fëmijët tanë mësim e punëtorët të shkojë më gëzim e pagë meritore në punë.
AKB thekson se, është e gatshme për të kontribuar në këtë problem që ka zgjidhje. /Kosova.info/
