A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

Beograd, 31 mars 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

“Punimet ilegale të Shapiqit duke hapur gropa në argjinaturën e Savës filluan më 9 mars. Tani për tani, punëtorët e BVK-së po mbushin gropat që kishin hapur më parë. Duket se autoritetet po heqin dorë nga ky projekt”, thuhet në llogarinë në Twitter “Argjinatura e Savës”.

Shtohet se situata do të vazhdojë të monitorohet dhe se janë planifikuar veprime të mëtejshme. “Duhet të luftojmë”, thanë aktivistët.

Kujtojmë se kryetari i Beogradit, Alleksandar Shapiqi, ka bërë të ditur se qyteti i Beogradit, gjegjësisht prokurori i qytetit, do të ngrejë kallëzim penal kundër qytetarëve të cilët gjatë protestave në argjinaturën e Savës “shpërndanë panik duke thënë se Beogradi i Ri do të përmbytet”.

Këtë e ka bërë të ditur Shapiqi duke komentuar protestat e qytetarëve kundër punimeve në bllokun 45, ku po vendoseshin tubacione që ato gomone, për të cilat pronarët kishin tenderuar një vend, të merrnin kyçje për rrymë, ujë dhe kanalizim.

Pas njoftimit të Alleksandër Shapiq se do të ngrejë kallëzim penal kundër qytetarëve që mbrojnë argjinaturën e Savës nga shpimet, ekipi ligjor NDMBGD vendosi të mbrojë pa pagesë të gjithë qytetarët ndaj të cilëve kryetari i komunës ka nisur procedurën, tha një anëtar i kësaj lëvizjeje, Dobrica Vesellinoviq.

“Kërcënimet si ky janë të papranueshme dhe ne do të qëndrojmë me të gjitha kapacitetet pas njerëzve që ruajnë argjinaturën e Savës. Në vend që të mbrohet e mira publike dhe të gjendet një zgjidhje alternative për instalimet që nuk do të kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, Alleksandar Shapiq kërcënon. Të gjithë qytetarët mund të llogarisin në përfaqësimin dhe ndihmën falas të ekipit ligjor NDMBGD, nëse marrin ndonjë ankesë për luftën në argjinaturë.” – tha Dobrica Vesellinoviq dhe tha se nuk e kupton arrogancën e kryetarit.

Go to TOP