A është e pranueshme marrëveshja pa njohje për PDK’në, kjo është përgjigja e Tahirit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja e pranon vetëm marrëveshjen finale me Serbinë që e mundëson njohjen reciproke.

Kështu Tahiri është përgjigjur pyetjes në lidhje me kornizën e re të raportuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Korniza që sipas raportimeve është propozuar nga Gjermania dhe Franca përmban një plan 10-vjeçar.

Pos kësaj, Tahiri ka folur edhe për deklaratat e Kurtit që “në Kosovë mund të ketë luftë”.

“Ne e kemi NATO-n, Kurti po përpiqet të mbulojë dështimet e veta të qeverisjes”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të hënën.

Ai po ashtu ka kërkuar që Qeveria të bëjë zgjidhje për ndërprerjen e grevës. 

Go to TOP