Sanxhaku: Pramenkoviç uroi 1 Marsin – Ditën e Pavarësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës
Novi Pazar, 01.03.2023
Burimi: KKB
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Me rastin e festimit të 1 Marsit – Ditës së Pavarësisë së Bosnjë-Hercegovinës, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Sërbi dr. Misalla Pramenkoviq i ka dërguar një mesazh urimi Presidencës së BeH-së dhe të gjithë qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton Kosova.info.
Në mesazhin i dërguar përmes letrën e urimit thuhet:
“Të nderuar anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zj. Cvijanoviq, Z. Beqiroviq dhe Z. Komshiq,
Në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak, dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e 1 Marsit – Ditës së Pavarësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Uroj që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të vazhdojnë ndërtimin e vendit të tyre në paqe dhe stabilitet. Një shtet civil, në të cilin pasuria e diversitetit do të jetë baza e respektit, zhvillimit dhe prosperitetit, ka një të ardhme të ndritur për brezat që do të vijnë”.
Kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Republikën e Serbisë,
dr. Misalla Pramenkoviq
