Zyberaj: Kurti i ka çuar njerëzit deri në vetëvrasje, nëpërmjet manipulimit

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës.

Zyberaj, në një reagim në Facebook, pas pranimit në parim të Propozimit Evropian, i cili mes tjerash parasheh “një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” ka theksuar se Albin Kurti ka abuzuar me ndjenjat e ndjekësve të tij.

Zyberaj ka akuzuar Kurtin se “i ka çuar njerëzit deri në vetëvrasje nëpërmjet manipulimit”.

Postimi i plotë:

Rrenc e Mashtrues. Albin Kurti ka abuzu me ndjenjat e ndjekësve të tij, duke i çuar njerëzit deri në vetëvrasje nëpërmjet manipulimit.

Rikujtojeni periudhen e deritanishme. Sot e pranoi pa asnje kundershtim Zajednicen.

Go to TOP