Aksioni humanitar në Turqi, Osmani ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP