Aksion i Gjykatës Speciale – Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt.

Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Në vendimin e publikuar nga Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë raste paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.

Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.

“Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj: Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe
Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.

Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.

Go to TOP