Fqinjët e gjejnë të vdekur një grua në Reçan të Prizren

Fqinjët e kanë gjetur të vdekur një grua në fshatin Reçan të Prizren.

Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e tij që dy ditë  nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete”.

“Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP