Interi fiton ndaj Udineses dhe mban vendin e dytë

Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Ndeshja nisi me raste nga Interi, ku fillimisht kërkuan penallti në minutën e tetë, kur Nico Barella u rrëzua në zonë.

Në minutën e 16-të, Denzel Dumfries u rrëzua në zonë, por vetëm pas rishikimit në VAR, u akordua penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku që shënoi për 1-0.

Por në fundin e pjesës së parë, Roberto Pereyra asistoi te Sandi Lovric i cili shënoi për 1-1.

Go to TOP