Reali e fiton Kupën e Botës për Klube
Real Madridi është shpallur si Kampion i Botës për Klube ku mposhti Al Hilal me rezultat 5:3.
Golin e parë e shënoi Vinicius në minutën e 13-të, ndërsa rezultati u dyfishua vetëm pas 18 minutave.
Rezultati u ngushtua pas vetëm tetë minutash, ku Marega shënoi për 2-1, gol ky i cili ishte dhe rezultati i pjesës së parë
Në minutën e 54-të, Benzema thelloi epërsinë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Valverde shënoi golin e tij të dytë personal në ndeshje.
Pesë minuta më vonë, Vietto shënoi për 4-2, kurse pas gjashtë minutash, Vinicus u bë lojtari i dytë me dygolësh në ndeshje.
Golin e fundit të takimit e shënoi përsëri Vietto në minutën e 79-të.
Kujtojmë se fituesi i kësaj kupe i përfiton pesë milionë dollarë, ndërsa finalisti tjetër katër milionë.
