VV me video akuzon LDK-në: Ekonomia e tyre në shërbim të grupeve të interesit
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dalë me një video.
Kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e LDK-së.
VV thotë se propozimet e ekonomistëve të LDK-së po iu shërbejnë grupeve të interesit, duke përmendur këtu propozimin e LDK-së për ta ulur dhe hequr akcizën dhe TVSH-në e naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.
“Në të tria rastet, pra asnjë ide serioze”, thotë VV-ja për LDK-në.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=3035379510096665
