Çitaku-Kurtit: Kur të darkoni me Lajçakun paramendoni qytetarët të cilëve u keni thënë “Zajednica nuk kalon”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth deklaratës së këtij të fundit ndaj opozitës, se kur ta takojnë Escobarin, siç tha Kurti, le t’i thonë: Kosova Republikë, marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër dhe asgjë më pak”.

Çitaku si kundërpërgjigje për këtë deklaratë të Kurtit tha se kur ta takoj kryeministri Kurti ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, le t’i kujtoj qytetarët e Kosovës, të cilëve sipas Çitakut u ka thënë “Zajednica nuk kalon”.

“Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”

Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.

Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon””, ka shkruar Çitaku.

Go to TOP