“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK-së gjatë transmetimit të lajmeve

Një person ka hyrë në studion qendrore të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ku në dorë mbante një shkrim në të cilin thuhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Ngjarja ka ndodhur më të nisur lajmet qendrore në RTK, ndërsa moderatorja reagoi duke kërkuar falje për skenat e ndodhura.

Ajo tha se në mënyrë të padijshme nga ana e stafit dhe redaksisë brenda RTK-së, persona të panjohur hynë dhe shfaqen atë parullë.

Go to TOP