Arrestohet një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë në Pejë
Një person është arrestuar të martën në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë teksa të njëjtit ishin duke i shqiptuar fletë-gjobë për kundërvajtje në komunikacion.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel”, rreth orës 11:40.
“I dyshuari fillimisht nё shenj revolte kishte shkelmuar veturën e Policisë, për veprimet e bëra i dyshuari ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё e tij duk i kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatën për media.
Prev Post
Stresi merr surpriz nga qielli
