Nesër do të lansohet Pilot-Projekti për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet ceremonia e lansimit të Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i  Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Fetahu, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Matthias Conrad,  dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci.

Takimi do të mbahet nesër më 18.01.2022, duke filluar në ora 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P02. /Kosova.info/

Go to TOP