Abazi përmend disa veprimtarë që Kurti nuk i përkujtoi: Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit?
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi po vazhdon të kritikojë Qeverinë Kurti. Kësaj radhe Abazi ka është shprehur i nervozuar me fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti për pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Abazi ka pytur se si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit para veprimtarëve të çështjes kombëtare.
“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?” – ka shkruar Abazi në Facebook.
Më tej, ai ka përmendur edhe rastin në Shtërpcë, ku ka thënë se të dyshuarin për plagosje që ishtë ushtar i FSK-së “e gjykuam si krim barbar.”
“…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnje gjë.” – përfundon Abazi.
Ndryshe përveç tij edhe politikanë e analistë të tjerë kanë kritikuar Kurtin.
