Reagon ministri Peci pas arrestimit të dy personave pë ryshfet: Mbetem i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me arrrestimin e dy të dyshuarve të cilët dyshohen se kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, duke thënë se mbetet i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Përmes një postimi, ministri Peci, ka thënë se “e përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative”.

Tutje ai ka thënë se mbetet i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“I falenderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka shkruar tutje ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Go to TOP