Infektimet me Covid drejt zeros në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit shifrat e infektimeve me Covid19 po arrijnë drejt zeros.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 71 testime vetëm një qytetar ka rezultuar pozitiv. Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orë.

Njofitmi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 71 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 71 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Delvinë.

Janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Janar 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 71

Testime totale 2,022,428
Raste pozitive 332,939
Raste të shëruara 329,138
Raste Aktive 205
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 139
Fier 20
Durrës. 11
Vlorë 10
Gjirokastër. 9
Berat. 8

Kukës. 2
Lezhë. 2
Dibër. 2
Shkodër 1
Korçë 1

Go to TOP