Shala: Mungesa e materialit për dokumentet paraqet cenim të sigurisë nacionale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Kjo kërkesë e ministrit erdhi si rezultat i mungesës së materialit për tu pajisur me pasaporta.

Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare.

E ndaj një kërkese të tillë, për Kosova.info është prononcuar njohësi i sigurisë Drizan Shala.

Sipas tij, parashtrimi i kërkesës zyrtare në drejtim të shtetit gjerman që qytetaret e Kosovës që kanë të rregulluar statusin e qëndrimit atje, por që për të udhëtuar ju duhet pasaporta t’ju mundësohet të lëvizin dhe hynë në shtetin gjerman, na tregon dy defekte.

“Ministria e Jashtme (Ambasadat/Konsullatat ) në vendet ku janë të hapura, nuk janë duke kryer detyrat e tyre duke ju plotësuar kërkesat bashkëqytetareve tanë për tu pajisur me dokumente relevante”, tha Shala për Kosova.info.

Ai tha se, Ministria e Brendshme (Ministri i Aktor) duke mos llogaritur që mungesa e materialit për dokumentet paraqet cenim të sigurisë nacionale, por që ky për këtë post nuk ka njohuri, është dëshmuar dhe vërtetuar.

“Ministria në fjalë në të kaluarën është ballafaqua me situata të tilla, por që i ka neutralizuar shumë shpejt duke kryer obligimet ligjore që ka ndaj qytetareve të sa,j por edhe furnitorit. Sepse material për të furnizuar është me sistemin një burimor duke ruajtur specifikacionet relevante të sigurisë që ky aktor ministër nuk i ka kuptuar dhe ka stopuar gjithë procesin i cili nëse përkthehet në gjenerim ekonomik /familjar/arsimor dhe shëndetësor, ka bërë telashe të pariparueshme për qytetarët e saj”.

Shala ka kërkuar që dy ministra, ai i MPB dhe MPJ, duhet të shkarkohen dhe të gjendet modele tjera të rrugëve për furnizim.

E ndaj një kërkese të tillë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se “shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë”.

“Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara.

Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo shprehet se fjalimet medikore filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.

“Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje”. /Kosova.info/

Go to TOP