Ky është i personi i arrestuar për plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë

Dy persona janë plagosur pasditen e sotme në Shtërpcë. I dyshuari është arrestuar para pak minutave.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, njoftoi PK-ja.

I dyshuari A.Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij.

Indeksonline ka kontaktuar me të, pak minuta para se t’i vetdorëzohet forcave të rendit.

Go to TOP