Arrestohen katër persona pas një aksioni të policisë në dy motele në Mitrovicë
Të mërkurën policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë.
Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.
Në një përgjigje nga Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta persona dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit.
“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.
