Aston Villa trondit Tottenhamin

Aston Villa ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 17-të në Premier League.

Pjesa e parë përfundoi pa shumë raste të krijuara nga dy anët.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola nga mysafirët. Fillimisht shënoi Emiliano Buendia, në minutën e 50’. Goli i dytë u shënua nga Douglas Luiz, në minutën e 73’. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Aston Villa pas fitores kalon në vendin e 12-të me 21 pikë, pas 17 ndeshjeve, derisa Tottenhami mbetet në pozitën e pestë me 30 pikë.

Go to TOP