Itali/ 20 vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut, u mbyt me çarçaf
Një 20 vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në burgun e Torre del Gallo-s në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së mërkurës.
Mediet italiane raportojnë se i riu i ka dhënë fund jetës duke e rrotulluar çarçafin rreth qafës.
Nuk bëhet me dije ende identiteti i shqiptarit. Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo.
Prev Post
Sa shpenzojnë kosovarët për festa?
